Stoltenberg: Turqia është aleate që e vlerësojmë shumë

Stoltenberg: Turqia është aleate që e vlerësojmë shumë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi se Turqia është një aleate që e vlerësojmë shumë, raporton Insajderi.

Stoltenberg pas takimit të tij me ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlut Cavusoglu, foli në konferencën e përbashkët për media.

Stoltenberg tha se Turqia ka kontribute të mëdha për “sigurinë e përbashkët” të NATO-s. “Turqia ka kontribuar në procesin e pandemisë me partnerët dhe aleatët duke siguruar mbështetje shumë të rëndësishme për luftën tonë kundër COVID-19”, tha Stoltenberg, raporton Anadolu Agency (AA).

Tutje, Sekretari i Përgjithshëm i Nato-s, tha “këtu synohet sigurimi i kushteve të nevojshme për paqe. Gjithashtu jeni duke dhënë kontribute të mëdha në misionet tona në Kosovë dhe Irak dhe jeni duke luajtur rol të madh në luftën kundër terrorit. Turqia është një aleate që e vlerësojmë shumë dhe është duke kontribuar në mënyra të ndryshme në NATO”, përfundoi Stoltenberg. /Insajderi.com