Storia për kosovarin që provoi ta mashtrojë tinejxheren amerikane për ta trafikuar

Storia për kosovarin që provoi ta mashtrojë tinejxheren amerikane për ta trafikuar

Televizioni amerikan WFAA – degë e televizioni nacional ABC – ka dhënë një storie ku raportohet për një familje e cila, sipas kronikës së televizionit, mezi arriti ta shpëtojë vajzën e vet nga mashtrimi prej një kosovari, i cili dyshohet se ka pasur qëllimin ta trafikojë atë më pas, njofton Klan Kosova.

Familja Baldwin nga qyteti Plano i Teksasit treguan për televizionin se si një ditë babai i shoqes më të ngushtë të vajzës së tyre i kishte thirrur në telefon dhe u kishte treguar se vajza e tyre, Mackenzie, e ka ndërmend të ikën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të shkojë në Kosovë.

“Ai na tha se Mackenzie ishte në një lidhje online dhe se e ka ndërmend të martohet me një djalë nga Kosova. Ajo po planifikon ta lë vendin pa iu treguar juve”, tregon ngjarjen, babai Mackenzies, John Baldwin.

Vajza e tyre kishte marrë pasaportën dhe kishte ndarë fshehur nga familja 5000 dollarë për të ikur në Kosovë e të martohej me djaloshin që e kishte njoftuar online.

“Unë e doja atë, kur e pash u obsesionova me të. Ishte ndejnë e njëjtë sikur e njerëzve që drogohen”, ka treguar vet Mackenzie për WFAA.

Kosovari në internet prezantohej me emrin Adam. Kronika thotë se ai e kishte manipuluar vashën e re me shkrime romantike.

Në një letër ai i shkruan asaj; E di se është e vështirë për ty, por jo edhe për zemrën tënde, pasi atë e mbron Allahu”.

“Ne kishim një vit që po mundoheshim ta kuptonim se çfarë kishte, pasi personaliteti i saj kishte ndryshuar shumë, gjithashtu edhe sjellja”, thotë nëna e vajzës, Stephanie.

Familja nuk i kishte treguar vajzës së tyre se e dinin për rastin, derisa kishin ftuar FBI-në për t’i treguar asaj se me çfarë mund të përballej.

“Ne filluam një hetim. FBI e filloi. Deshëm ta frikësojmë”, tregon John Baldëin.

“Tani e di se ai ka dashur të më trafikojë, kështu mendoj tani”, pohon Mackenzie.

FBI gjithashtu i ka thënë asaj se në regjionin e Ballkanit vajzat nuk përdoren vetëm për trafikim seksual, por edhe për marrjen e organeve.

FBI ka shpjeguar që ky rast nuk mund të ndiqet tutje dhe të merren masa të tjera, pasi asgjë kriminale nuk ka ndodhur, me që e kanë parandaluar me kohë.

Familja Baldwin tani po udhëton nëpër të gjitha shtetet e vendit duke treguar atë që u ndodhi.

Madje ata kanë publikuar edhe një libër “Për pak të shkonte”, ku tregojnë se çfarë u ka ndodhur dhe paralajmërojnë prindërit se çfarë mund të ndodhë, njofton Klan Kosova.