Stormzy ia dedikon videon “Superheroes” Chadwick Boseman

Stormzy ia dedikon videon “Superheroes” Chadwick Boseman

Stormzy ka dedikuar videon për këngën Superheroes yllit të filmit “Black Panther”, aktorit Chadwick Boseman, i cili ka vdekur nga kanceri para pak kohësh.

Reperi ka thënë se aktori do të jetë “përgjithmonë superhero në zemrat tona”, në një pjesë në fund të promos së këngës, shkruan BBC, raporton Insajderi.

Duke e prezentuar videon, Stormzy iu tha adhuruesve: “Ti je superhero i të drejtave tua, kurrë mos e harro këtë”.

Videoja e animuar përfshin shumë referenca për Black Lives Matter si dhe reperët Little Simz dhe Dave.

Në teksin e këngës përmendet edhe këngëtarja Nina Simone dhe autorja e Noughtes and Crosses, Malorie Blackman. Stormzy është paraqitur në adaptimin e BBC të kësaj novele.

Në këtë këngë e cila është pjesë e albumit të tij “Heavy is the Head” ai dërgon mesazhe inkurajuese për të rinjtë dhe të rejat me ngjyrë që ju kanë munguar heronjtë në jetën e tyre./Insajderi.com