Strakosha nuk është pjesë e listës së lojtarëve në sfidën ndaj Romës

Strakosha nuk është pjesë e listës së lojtarëve në sfidën ndaj Romës

Thomas Strakosha gjithmonë e më larg Lazios, njofton Insajderi.

Portieri shqiptar nuk ndodhet në listën e të grumbulluarve për sfidën derbi të mbrëmjes së sotme ndaj Romës.

Nëpër mediat italiane qarkullonin thashetheme të ndryshme se gardiani kuqezi ka patur një krisje të mundshme me klubin lacial, ndërsa nga klubi bardhekaltër pretendojnë se Strakosha ndodhet i dëmtuar.

Në listën e Inzagit bën pjesë Vedat Muriqi dhe portieri tjetër shqiptar, 21 vjeçari Marko Alia. /Insajderi.com