Street Party Prishtina po vjen, artistë dhe inovator të rinjë bashkojuni këtij eveti fantastik

Street Party Prishtina po vjen, artistë dhe inovator të rinjë bashkojuni këtij eveti fantastik

Next Level dhe kafiterite e kafeve të vogla edhe këtë vit do të bashkojnë forcat për organizimin e edicionit të dytë të Street Party Prishtina.

Eventi do të mbahet pikërisht te Kafet e Vogla, në rrugen “Fehmi Agani”, ku do të ketë shumë muzikë, art dhe inovacion.

Rruga do të bllokohet në të dyja korsitë, pasi në mes të saj do të jetë një skenë e madhe ku do të performojnë artist lokal dhe ndërkombëtar. Pjesa e parë e Line up do të publikohet shumë shpejt duke vazhduar me DJ’in kryesor të natës.

E veçantë e këti eventi do të jetë padyshim edhe kandi për artist dhe inovator të rinj  të cilët do të mund t’i ekspozojnë, promovojnë, shesin punët dhe shërbimet e tyre tek kandi që sigurisht do t`u ofrohet pa pagesë.

Artistëve të rinjë u bëhet thirrje publike t`i bashkohen Street Style Parishtina. Për më tepër thirrjet për artist dhe inovator të rinj janë publikuar, për më shumë informata mund ta vizitoni faqen e Facebook të Next Level.

Në edicionin e kaluar vlen të përmendet që artistet dhe inovatorët e rinj kanë shitur  shërbimet si dhe punët e tyre artistike me qasjen direkte me klientët gjatë eventit.

Ky organizim edhe këtë vit është në Patronatin e Komunës së Prishtinës, në kuadër të aktiviteteve 20/20, përkrahur nga Win Music Freedom, ndërsa për pjesën kreative kujdeset Black Bird Marketing.