Stresi bëhet ‘pjesë’ e protestës së studentëve në Shqipëri

Stresi bëhet ‘pjesë’ e protestës së studentëve në Shqipëri

Pjesë e “memes” dhe pankartave me të cilat po protestojnë studentët e universiteteve publike në Tiranë, është bërë edhe reperi i njohur Stresi.

Ky i fundit u arrestua për armëmbajtje pa leje dhe akuzën për trafik droge në muajin tetor.

Ndërkohë sot, Stresi ka publikuar në Instagram dy foto të studentëve që përmes pankartave kanë bërë thirrje për lirimin e tij.

“Lironi Stresin, lironi arsimin publik, lironi shqipen, Stresi”, janë disa nga fjalët e shkruara në to.

Nuk presim që kjo kërkesë të bëhet pjesë e listës me tetë kërkesat dërguar qeverisë, e megjithatë ajo tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.

Përkrahje të madhe studentët kanë marrë nga shumë personazhe të njohur të muzikës.

I fundit që i mbështeti ishte edhe reperi Unikatil/Insajderi.com

View this post on Instagram

#MeStudentët

A post shared by STRESI (@stresi) on