Stresi del nga burgu, ky është reagimi i gruas së tij

Stresi del nga burgu, ky është reagimi i gruas së tij

Pak më parë në të gjitha mediat bëri bujë lajmi se reperi Stresi doli më në fund nga qelia. Pas 8 muajsh brenda, u morë vendimi që ai të lihej i lirë. E para që ka reaguar për këtë lajm ka qenë bashkëshortja e tij, Keisi e cila ka postuar një story pak minuta më parë.

“Faleminderit zot”, ka shkruar Keisi në postimin e saj duke treguar kështu lumturinë e madhe që ka për daljen e partnerit të saj dhe më pas ka publikuar dhe një foto të Stresit.

Kujtojmë që prej disa javësh Keisi ka qenë në Tiranë ku dhe ka shprehur mbështetjen e madhe për Stresin nëpërmjet postimeve të ndryshme.