Stresi dhe Eli Fara nuk shkuan në finale, ja çfarë thotë reperi

Stresi dhe Eli Fara nuk shkuan në finale, ja çfarë thotë reperi

Stresi dhe Eli Fara konkuruan ditën e djeshme në natën e dytë të festivalit me këngën e tyre ‘Bohem’.

Kënga u prit mirë nga publiku por nuk u kualifikua për në natën finale të festivalit.

Pas shpalljes së listës së finalistëve Stresi ka reaguar me anë të një postimi në profilin e tij të Instagramit.

Ai ka uruar të gjithë finalistët e tjerë duke u shprehur se e kanë të merituar.

Po ashtu ka shtuar se për aq kohë sa kanë publikun, ata ndihen të fituar.

“Ju falenderoj perzemersisht te gjitheve qe na suportuat! Sa më shumë e mendoj aq më shumë e kuptoj që s’ka asgjë më artistike se sa të duash të tjerët …Urime Te gjithe finalisteve e meritonit! Eli Fara mos u merzit ne kemi publikun me vete ska me finale se kjo. Mbi gjitha ishte privilegj te punoje me ty Vera Grabocka. Artist Nuk Behesh nga nje Çmim ne jemi ne shpirt te tille”, shkruan Stresi.