Stresi dhe Getinjo bëhen bashkë – zbulojnë pak nga dueti i tyre

Stresi dhe Getinjo bëhen bashkë – zbulojnë pak nga dueti i tyre

Një reper nga Shqipëria e tjetri nga Kosova janë bërë bashkë për të lansuar hitin e radhës.

Lajmin se Getinjo dhe Stresi po bashkëpunojnë e ka konfirmuar vetë reperët në Instagram, njofton Insajderi.

Stresi ka ndarë një postim ku zbuloi se titulli i këngës është “S’jom dorzu” dhe ndau një video të shkurtër më këngën në sfond.

“Mushnu Men une dhe @getinjo Coming soon “ S’jom Dorzu” Emocion I madh per ket kong”, shkruan Stresi poshtë postimit të tij.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by STRESI (@stresi)

Gjithashtu,  edhe Getinjo ka ndarë një pjesë të tekstit të këngës duke komentuar në postimin e Stresit.

“Dhimbjet qe ti jep jeta smun i ndal edhe nese i pi 100 brufena.. jeta e tille ta bon zemren me stenda!”, komentoi poshtë videos.

Ndonëse bashkëpunimin e konfirmuan vetë ata, reperet ende nuk kanë ndarë një datë lansimi. Por së shpejti do të publikohet edhe kënga e re. /Insajderi.com