Stresi nga burgu dedikon një postim të ëmës për ditëlindje

Stresi nga burgu dedikon një postim të ëmës për ditëlindje

Janë bërë të zakonshme postimet në Instagram të reperit Stresi, i cili ndodhet në burgun e Fushë-Krujës pasi u arrestua dy muaj më parë për trafik droge dhe armëmbajtje pa leje.

Por postimi i fundit ka të bëjë me të ëmën e tij, e cila feston ditëlindjen. Stresi ka publikuar një pjesë të shkëputur nga performanca e tij në “Këngën Magjike”, para se të arrestohej.

Kënga kushtuar të ëmës i emocionoi të gjithë në atë kohë dhe sigurisht nënën e tij, e cila ishte e pranishme në momentin e performancës. Por duke qenë se Stresi nuk mundi të merrte pjesë në festival, ku besohej se do të bënte urimin për të shtrenjtën e tij, ai e ka uruar atë nga qelia, përmes këtyre fjalëve:

“E shtrenjta ime mom, gëzuar ditëlindjen! Megjithëse nuk jam pranë teje sot fizikisht, me shpirt më ke gjithmonë pranë, ti e di që je dashuria ime më e madhe që unë kam”.