Striptistet kërkojnë njohjen e të drejtave të tyre

Striptistet kërkojnë njohjen e të drejtave të tyre

Striptistet  të cilat punojnë në industrinë e seksit në Angli tani kanë mbështetjen e sindikatave, dhe po kërkojnë për  një reformë për të drejtat e tyre të punësimit, shkruan Insajderi.

“Njerëzit mendojnë se ne jemi të vetëpunësuar, që bëjmë parat tona dhe largohemi, por në fakt ne trajtohemi si të punësuara. Neve na tregojnë kur duhet të punojmë, çfarë duhet të veshim, si duhet të sillemi dhe ka shumë nivele tjera të kontrollit.

Kjo tregon se ne përmbushim të gjithë kriteret e një personi të punësuar dhe se ne kemi të drejta”- ka thënë Stacey Clare, një striptiste në një klub të natës.

“Unë nuk mendoj se ato duhet të shkojnë aq larg sa të bashkohen me një sindikatë, por mendoj se duhet të ketë një industri e cila ka disa standarde për një profesion të tillë.

Duhet të ketë një bord apo një komitet që imponon disa rregullore që i zbatojnë këto ligje apo që i imponojnë ndërmarrjet t’i trajtojnë performueset më mirë”- ka thënë menagjeri Nas Mal i një lokali në Angli./Insajderi.com