Studentët i dhurojnë një “dhuratë simbolike” Edi Ramës për Krishtlindje

Studentët i dhurojnë një “dhuratë simbolike” Edi Ramës për Krishtlindje

Sot, në ditën festës së Krishtlindjeve, disa studentë protestues i kanë bërë kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, një dhuratë simbolike.

Studentët i kanë dërguar Ramës një palë pantallona dhe Kushtetutën e vendit.

Ata i kanë ndalur protestat në këtë fundvit, për t’i rinisur vitin e ardhshëm. Dhurata e tyre e Krishtlindjes, duket se është përshëndetja përmbyllëse për këtë vit ndaj kryeministrit.