Gjashtë studentë kosovarë, Levik Rashiti, Vlera Rexha, Ylli Sadiku, Gerta Ragipi, Zgjim Mikullovci e Donika Bunjaku në garën e organizuar për fushën e të Drejtës Ndërkombëtare Komerciale dhe Arbitrazhit Ndërkombëtar kanë arritur të rëndisin Universitetin e Prishtinës në mesin e 380 universiteteve më të mira të botës, duke lënë mbrapa, Universitetin e Harvardit, New Yorkut e Yale University.
Në këtë garë, studentët kosovarë janë udhëhequr nga ligjërueset, Donika Qerimi dhe Vjosa Osmani.
Qerimi, e cila është asistente e profesoreshës në Fakultetin Jurdik të Universitetit të Prishtinës, ka njoftuar se në këtë garë, studentët kosovarë lanë prapa 320 universitete të tjera.
“Universiteti i Prishtines shkruan histori te re! Sot lam rreth 320 Universitete prapa nesh, duke u kualifikuar per rundet finale te “Olimpiades se Drejtesise”!
Vazhdojme garen dhe sukseset”, ka shkruar ajo.