Studentët që mund ta shembin perandorinë e Martin Shkrelit

Studentët që mund ta shembin perandorinë e Martin Shkrelit

Pikërisht studentët për të cilët Martin Shkreli, shqiptari më i urryer në botë, ka shërbyer si inspirim për të krijuar atë që tashmë mund të quhet produkti konkurrent i kompanisë farmaceutike të Shkrelit.

Vitin e kaluar, shqiptari  Martin Shkreli i cili jeton në Amerikë, kishte bërë bujë, kur në mënyrë marramendëse kishte ngritur çmimin e ilaçit që përdoret për kurimin e AIDS-it, menjëherë pasi kishte blerë një kompani farmaceutike që  e prodhon atë.

Shkreli ishte shpallur “Njeriu më i Urryer në Botë” pasi kishte ngritur çmimin e ilaçit brenda natës nga 13.50 dollarë në 750$ për një tabletë.

Por një grup nxënësish të shkollave të mesme në Australi pretendojnë se kanë krijuar tashmë të njëjtin ilaç në laboratorin e tyre të kimisë, kostoja e të cilit është vetëm 20 dollarë.

Këtë ilaç ata pretendojnë ta shesin edhe në SHBA. Në këtë mnëyrë ata do të bëhen konkurrentë të ashpër të kompanisë së Martin Shkrelit, madje mund ta rrënojnë perandorinë farmaceutike të shqiptarit, raporton “atsciencealert”.

Martin Shkreli, tash për tash mbanë monopolin e prodhimit të këtij ilaçi në Amerikë.

Ilaçi i bërë nga studentët e mjekësisë ka kushtuar vetëm 2 dollarë për tu prodhuar.

Ky është një dallim i madh me kompaninë e Shkrelit e cila e shet për 750 dollarë këtë ilaç por pa e bërë publike koston e prodhimit të saj.

Pas reagimeve të ashpra në Amerikë, Shkreli ishte pajtuar që ilaçin qa shesë 50 për qind më lirë për spitalet amerikane, por ka mbetur i pa ndryueshueshëm çmimi për persona privat.

E studentët kanë thënë se ka qenë pikërisht Martin Shkreli ai që i ka inspiruar t’i hyjnë kësaj pune.

“Duke e punuar në problemin e vërtetë të botës, patjetër që na ka bërë entuziast”, kat hënë Austin Zhang një student 18 vjeçar

Martin Shkreli themelues dhe drejtor ekzekutiv i “Turing Pharmaceuticals, pasi kishte blerë  të drejtat për prodhimin dhe shitjen e “Daraprimit” me çmim prej 55 milionë dollarësh ishte bërë objekt diskutimesh e madje edhe urrejtjeje të pakthyeshme e përçmimi publik masiv brenda vetëm një nate./Insajderi.com