Studenti shpik pajisjen për të mbrojtur fëmijët

Studenti shpik pajisjen për të mbrojtur fëmijët

Një student turk ka dizajnuar një pajisje që mund t’i mbrojë fëmijët nga abuzimet e mundshme nga dado.

Mevlut Kagan Balga, një student 21 vjeçar i inxhinierisë kompjuterike në Universitetin Selcuk në qytetin juglindor të Konyas, ka emërtuar pajisjen e tij “Cingoz” që do të thotë një sy vigjilent.

“Nganjëherë dhuna nga dadot është raportuar në lajme. Prindërit ua besojnë fëmijët e tyre të tjerëve kur punojnë”, tha ai.

Pajisja mund të ndihmojë edhe pacientët që vuajnë nga sëmundja e Alzheimerit, gjë që rezulton në humbjen e kujtesës.

“Prindërit i vendosin një kamerë në modulin dhe e vendosin atë në gjoks të fëmijës ose pacientit. Më vonë, imazhet e kapura nga pajisja dërgohen në kohë të caktuara në një faqe interneti të zhvilluar për pajisjen”, tha Balga.

Ai shtoi se tek imazhet mund të ketë qasje pasi emër përdoruesi dhe fjalëkalimi të futen në sistem. Pajisja dërgon njoftim nëse zbulon një fytyrë të panjohur pranë fëmijës.

Balga pretendon se pajisja e tij është po aq miqësore sa është e lidhur me një person, ndërsa modelet e tjera duhet të instalohen në çdo dhomë, shkruan Anadolu Agency.

Ai tha se ai nuk kishte ndonjë mbështetje financiare për projektin e tij, duke shtuar se e prezantoi atë vitin e kaluar gjatë një konference në provincën turke të Mesdheut në Antalia.

Duke shtuar veçorinë zanore në pajisje, ai planifikon të rrisë rëndësinë e saj ndaj personave me vështirësi shikimi.

“Ne jemi veçanërisht duke u përpjekur për të përmirësuar jetëgjatësinë e baterisë. Tani për tani, ajo mund të qëndrojë aktive për shtatë deri në 13 orë”, tha ai.