Kryeministri Edi Rama ishte në një takim me gjimnazistët ekselentë kur ndodhi një incident.
Ndërsa ishte duke folur për arsimin e lartë dhe reformat, një grup prej aktivistëve të Lëvizjes së Universitetit kanë ndërhyrë duke akuzuar se studentët po zhvaten me tarifat e larta.
Në videon e postuar nga kjo lëvizje, vajza duket që tërhiqet nga truprojet për të dalë nga salla ku mbahet takimi.
"BOLL I ZHVATËT STUDENTËT"Në takimin e sotëm të kryeministrit Rama me studentët, profesorët dhe dekanët, ku u përsëritën si zakonisht gënjeshtrat e ulëta në lidhje me arsimin e lartë, një grup prej aktivistëve tanë shpalosën banderolën: "Boll i zhvatët studentët". Për fat të keq, banderola u shqye nga rinia partiake ndërsa aktivistët u nxorën me forcë jashtë sallës së konferencës, në praninë e heshtur të drejtuesve të universitetit publik. Një student u shoqërua në komisariatin nr. 3 për t'ia fshirë filmimet jashtë çdo norme ligjore. Ne u bëjmë thirrje studentëve dhe drejtuesve të universitetit publik të mos i nënshtrohen shantazhit të qeverisë por të gjejnë guximin për të reaguar kundër zhvatjes dhe për t’u bashkuar në rrugë këtë vjeshtë, kundër tarifave dhe për demokraci në universitet. #BASHKOHU
Posted by Për Universitetin on Monday, 22 October 2018