Studentja nga Palestina, lirohet pas 15 muajve nga një burg izraelit

Studentja nga Palestina, lirohet pas 15 muajve nga një burg izraelit

Mays Abu Ghosh, është studentja 22 vjeçare nga Palestina, e cila është liruar nga forcat izraelite të hënën, pas 15 muajve pasi ishte arrestuar, transmeton Insajderi.

Abu Ghosh, është studente e gazetarisë në Universitetin Birzeit, ishte arrestuar në gusht 2019, derisa ishte akuzuar se ishte pjesë e Polit të Studentëve Progresiv Demokratik, një bllok studentësh i ndaluar nga urdhrat ushtarakë izraelitë, duke marrë pjesë në aktivitete studentore kundër okupimit izraelit, raporton Al Jazeera.

Ajo u akuzua gjithashtu për “komunikim me një armik” – ajo mori pjesë në një konferencë mbi të drejtën palestineze të kthimit – dhe duke kontribuar në një agjenci të lajmeve të lidhur me Hezbollahun.

Abu Ghosh u gjobit me 2,000 sikla (600 dollarë) dhe u la i lirë nga burgu Damon në pikën e kontrollit Jalameh, në veri të qytetit të Jenin të Bregut Perëndimor të okupuar në mënyrë të paligjshme, ku familja dhe miqtë e saj e pritën atë.

Disa grupe të të drejtave të njeriut thanë që Abu Ghosh u tregoi atyre për torturat fizike dhe psikologjike që ajo vuajti për më shumë se një muaj në qendrën famëkeqe të marrjes në pyetje Maskobiyeh në Jeruzalem.

Grupet shtuan se ajo u detyrua në disa pozicione stresi për orë të zgjatura dhe u kërcënua se do të shkonte në shtëpi ose e paralizuar ose e thyer mendërisht.

Ajo u detyrua gjithashtu të dëgjonte thirrjet dhe britmat e të burgosurve të tjerë që po merreshin në pyetje dhe u përball me shuplaka të përsëritura në fytyrën e saj ndërsa ushtarët izraelitë i bërtisnin asaj.

“Unë dua t’i tregoj të gjithëve atë që ndodhi me mua gjatë periudhës së marrjes në pyetje dhe torturës”, i tha Abu Ghosh Al Jazeera-s një ditë pasi ajo u la e lirë.

“Jo si diçka që më ka ndodhur por që çdo palestinez të dijë se çfarë të presë kur Izraeli i arreston”.

Gjykatat ushtarake izraelite, nga të cilat gjykohen palestinezët në territoret e okupuara, kanë një dënim prej 99,74 përqind. “Prokuroria ushtarake akuzoi Abu Ghosh për veprime në lidhje me aktivitetet e saj të unionit studentor në universitet përveç veprimit të saj mediatik”, tha Addameer, një grup për të drejtat e të burgosurve.

“Një praktikë e tillë demonstron kriminalizimin e autoriteteve pushtuese të të drejtave themelore të njeriut përmes urdhrave ushtarakë”. /Insajderi.com