Studimi amerikan: Ilaçi eksperimental i suksesshëm kundër COVID-19

Gjendja shëndetësore e pacientëve të cilët kanë pranuar ilaçin eksperimental “Remdesivir” shumë shpejtë është përmirësuar, disa prej tyre janë lëshuar nga spitali vetëm pas disa ditëve, njoftoi STAT News, përcjell CNN.

Studimi amerikan: Ilaçi eksperimental i suksesshëm kundër COVID-19

Pacientët që kanë pasur simptoma serioze dhe ethe kanë qenë pjesë e eksperimentit në spitalin universitar në Çikago. Testimi është kryer ndaj 125 personave, 113 prej tyre kanë pasur forma më të rënda të sëmundjes. Të gjithë 125 kanë pranuar dozën ditore të ilaçit “Remdesivir”.

“Kemi humbur vetëm 2 pacientë, derisa shumica u liruan në shtëpi”, tha Ketlin Mulan, specialist për vlerësimin e tretmanit me ilaçin “Remdesivir”.

Gjatë muajit shkurt edhe OBSH-ja doli me koment se ilaçi “Remdesivir” ka potencial për shërimin nga koronavirusi.