Studimi: COVID-19 dëmton mushkëritë më shumë sesa pirja e duhanit

Studimi: COVID-19 dëmton mushkëritë më shumë sesa pirja e duhanit

Shumica dërrmuese e njerëzve do të eliminojnë kërcënimin siç është COVID-19, por një përqindje e konsiderueshme e tyre do të vazhdojë të përjetojë simptoma për javë apo edhe muaj pas infektimit fillestar.

Këto mund të jenë simptoma të ngjashme me ato që ndodhin gjatë infeksionit, duke përfshirë gulçim dhe lodhje, ose shenja të pazakonta që mund të mos lidhen menjëherë me COVID-19, shkruan BGR, transmeton Insajderi.

Edhe nëse simptomat mungojnë pas pastrimit të infeksionit, mushkëritë mund të marrin më shumë kohë për t’u shëruar.

Një kirurg i traumës nga Teksasi theksoi këtë aspekt të veçantë të sëmundjes në Twitter dhe TV. “Mushkëritë post-COVID duken më keq se çdo lloj mushkërie duhanpirësit që kemi parë ndonjëherë. A

Ato shemben. Dhe mpiksen. Mungesa e frymëmarrjes zgjat… dhe në vazhdim e më tej”, shkroi Dr. Brittany Bankhead-Kendall në Twitter.

“Të gjithë janë aq shumë të shqetësuar për vdekshmërinë, dhe kjo është e tmerrshme”, tha mjeku për CBS Neës.

“Por për të gjithë të mbijetuarit dhe njerëzit që kanë rezultuar pozitiv për virusin, kjo është – do të jetë një problem”.

Imazhi i mëposhtëm ofron një krahasim midis mushkërive të shëndetshme, mushkërive të duhanpirësve dhe mushkërive post-COVID-19. /Insajderi.com