Studimi i OBSH/ Sa qëndron virusi në ajër dhe efektet nga nxehtësia dhe lagështia

Studimi i OBSH/ Sa qëndron virusi në ajër dhe efektet nga nxehtësia dhe lagështia

Organizata Botërore e Shëndetësisë po konsideron që të marrë masa paraprake edhe për ambjentin ku shërben stafi mjekësor pasi një studim i ri tregon se koronavirusi mund të mbijetojë në ajër.

Virusi transmetohet përmes spërklave, ose pikave të lëngshme, kryesisht përmes tështitjes ose kollitjes, tha mjekja infeksioniste Maria Van Kerkhove, drejtoresha e njësisë së sëmundjes në OBSh, në një konferencë për shtyp të hënën, raporton CBNC News. “Është shumë e rëndësishme që punonjësit e shëndetësisë të marrin masa paraprake kur punojnë me pacientët dhe bëjnë këto procedura“, tha ajo.

“Kur bëni një procedurë të gjenerimit të aerosolit si ato në një institucion të kujdesit mjekësor, ju keni mundësinë që, të aerosolizoni këto grimca, siç i quajmë ne, që do të thotë se ato mund të qëndrojnë në ajër pak më gjatë. Është shumë e rëndësishme që punonjësit e kujdesit shëndetësor të marrin masa paraprake shtesë kur punojnë në pacientë dhe bëjnë ato procedura”, tha ajo.

Zyrtarët e shëndetësisë kanë thënë se sëmundja respiratore përhapet nga kontakti njeri-njeri përmes spërklave që dalin nga kollitja apo tështitja. Ata shtuan se koronavirusi mund të qëndrojë pezull në ajër në varësi të faktorëve siç janë nxehtësia dhe lagështia. Mjekja Maria sqaroi se zyrtarët shëndetësorë janë informuar për studimet në vende të ndryshme që flasin për kushtet ku koronavirusi mund të qëndrojë.

Shkencëtarët po shohin se si specifikisht lagështia, temperatura dhe rrezet ultravjollcë ndikojnë në sëmundje, si dhe sa gjatë qëndron në sipërfaqe të ndryshme, përfshirë çelikun, sqaroi Maria.