Studimi: Para 15 mijë vitesh qentë mund të kenë ardhur në Amerikë nga ky vend i botës

Studimi: Para 15 mijë vitesh qentë mund të kenë ardhur në Amerikë nga ky vend i botës

Qentë kanë ndjekur njerëzit për mijëra vjet.

Të dhënat arkeologjike dhe gjenetike kanë zbuluar se qentë shoqëronin njerëzit kur ata migronin në Amerikë nga Azia Lindore, sipas një studimi të botuar të hënën në “Procedurat e Akademisë Kombëtare të Shkencave”, shkruan CNN, transmeton Insajderi.

Qentë ka mundësi të jenë zbutur mbi 23,000 vjet më parë në Siberi, tha autori kryesor i studimit dhe arkeologu Angela Perri, një studiuese në departamentin e arkeologjisë në Universitetin Durham në Mbretërinë e Bashkuar. Ekipi i saj analizoi përbërjen gjenetike të qenve të lashtë për të vlerësuar se kur ndodhi zbutja nga ujqërit tek qentë.

Provat arkeologjike treguan se njerëzit migruan mbi 15,000 vjet më parë nga Azia Verilindore përtej Urës së Bering Land, një pjesë e tokës që lidhte Rusinë e sotme me Alaskën. Kalimi tokësor nuk ekziston më për shkak të ngritjes së nivelit të detit.

Ndërsa nuk ka një përgjigje përfundimtare se pse qentë u zbutën, kushtet klimatike të ngrirjes gjatë kësaj kohe ka të ngjarë t’i ketë afruar ujqërit dhe njerëzit për të mbijetuar, tha ajo. /Insajderi.com