Studimi: Simptomat e Coronavirusit shfaqen zakonisht në një rend të caktuar

Studimi: Simptomat e Coronavirusit shfaqen zakonisht në një rend të caktuar

Studiuesit në Universitetin e Kalifornisë Jugore kanë zbuluar se simptomat COVID-19 shpesh shfaqen tek pacientët në një renditje të veçantë.

Sipas një punimi shkencor të titulluar ‘Modelimi i fillimit të simptomave COVID-19’, botuar në revistën “Frontiers in Public Health”, ekipi u përpoq të dallonte rendin më të zakonshëm në të cilin simptomat paraqiteshin, njofton Insajderi.

Qëllimi ishte të mundësonte profesionistët e kujdesit shëndetësor që të dallojnë më shpejt rastet e COVID-19 nga gjendje të tjera me simptoma të ngjashme, të tilla si gripi dhe alergjitë.

Duke përdorur të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë nga më shumë se 55,000 pacientë në Kinë, ekipi hulumtues përcaktoi se ethet janë më së shpeshti simptoma e parë e virusit. Kjo pasohet nga një kollë, pastaj dhembje në fyt, dhimbje në muskuj dhe kokë, pastaj të përziera dhe / ose të vjella. Diarreja është simptoma e fundit që shfaqet.

“Modeli ynë parashikon që gripi fillon me kollë, ndërsa COVID-19 si sëmundjet e tjera të lidhura me Coronavirusin fillon me ethe,” lexon studimi. “Sidoqoftë, COVID-19 ndryshon nga SARS dhe MERS në rendin e simptomave gastrointestinale. Rezultatet tona mbështesin idenë që ethet duhet të përdoren për të kontrolluar hyrjen në ambiente pasi rajonet fillojnë të rihapen pas shpërthimit të pranverës 2020”.

Ndërsa këto zbulime mund të jenë të dobishme për të ndihmuar punonjësit e linjës së parë shëndetësore të dallojnë rastet e reja të Coronavirusit nga ftohja e zakonshme e gripit, ekspertë të tjerë kanë theksuar se kjo renditje e simptomave nuk do të jetë e njëjtë për secilin pacient.

Një tjetër e metë e mundshme që është theksuar nga kritikët e studimit është çështja e paragjykimit të rikujtimit; domethënë, pacientët që përpiqen të mbajnë mend me saktësi se cilat nga simptomat e tyre i kanë provuar më parë. /Insajderi.com

Burimi: Men’s Health