Studio master në UBT, merr diplomë për Kriminalistikë Kompjuterike dhe Forenzikë

Studio master në UBT, merr diplomë për Kriminalistikë Kompjuterike dhe Forenzikë

Gjeneratat e reja të juristëve duhet të jenë në hap me zhvillimet dinamike të teknologjisë, të cilat kanë arritur në nivelin e krimeve kompjuterike dhe më shumë se kurrë ndjehet nevoja për zbulimin e krimeve të tilla. Kësisoj, specialistët e forenzikës apo policisë gjyqësore në Kosovë, duke zgjeruar njohuritë e tyre dhe duke perfeksionuar metodën digjitale gjatë studimeve në UBT, ata mund të kenë sukses në punën e tyre të përditshme në hetimet kriminale.

Programi i masterit për Juridik, Kriminologji Kompjuterike dhe Forenzikë në UBT, ju jep njohuri për disiplinat përkatëse si: Kriminalistika Aplikative, Aspekte Ligjore të Sigurisë së Informacionit, E Drejta Kibernetike, Analiza e Forenzikës Digjitale apo Psikologjia Forenzike etj.

Në këtë program multidiciplinar, ju mund të përfitoni përvoja dhe të zhvilloni aftësitë tuaja, në këtë mënyrë do të jepni ekspertiza tejet profesionale në zgjidhjen e krimeve me të cilat përballet shoqëria.

Pas studimeve në UBT, kandidatët do të jetë në gjendje të punojë me profesionalizëm në sistemin e drejtësisë, njëherësh do të praktikojnë njohuritë e specializuara dhe të fituara gjatë studimeve master.

Kualifikohu për karrierë të suksesshme në fushën penale, merr diplomë nga UBT, nga institucioni që është vlerësuar me 5 yje të ekselencës, dhe nga institucioni i cili është partner i mbi 400 universiteteve botërore.