
Mot me reshje shiu ka përfshirë gjatë ditës së sotme disa pjesë të Shqipërisë, shkruan Insajderi.
Shiu ishte më i theksuar në pjesën veriore aty ku një pjesë e madhe e njerëzve gjenden për pushime.
Stuhi, valë të mëdha të detit e dallgë, kanë shqetësuar pushuesit që gjendeshin aty.
Në pamjet e siguruara nga Insajderi, shihen një pjesë nga plazhi i Durrësit ku dallgët e detit dhe erërat i kanë detyruar pushuesit të largohen/Insajderi/