Stuhia tropikale kërcënon Filipinet

Stuhia tropikale kërcënon Filipinet

Autoritetet filipinase u bënë thirrje sot mijëra personave që jetojnë në qendër të Filipineve, që të largohen nga shtëpitë e tyre, për shkak të stuhive tropikale që pritet të godasin vendin.

“E quajtur ‘Fanfone’, stuhia do të godasë ishullin Samar, në pjesën qendrore të arkipelagut”, sipas shërbimeve meteorologjike filipinase.

Qyteti i Borongonit, që ndodhet në brigjet lindore të ishullit Samar, do të jetë më i prekuri.

Stuhia “Fanfone” do të ndjekë të njëjtën trajektore ashtu si tajfuni “Haiyan”, më shkatërruesi i regjistruar në vend, që shkaktoi më shumë se 7 300 të vdekur dhe të zhdukur që prej vitit 2013, duke goditur në mënyrë të veçantë qytetin, Tacloban.

Autoritetet u kërkuar banorëve që jetojnë në rajonet bregdetare, zona që mund të përmbyten apo të ndjeshme ndaj rrëshqitjeve të tokës të largohen nga shtëpitë e tyre.