Suarez mund të përfundojë në Juventus

Suarez mund të përfundojë në Juventus

Juventus janë gati ta kthejnë interesimin e tyre kah sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, pasi lëvizjet e tyre për sulmues të tjerë kanë ngecur, shkruan Gazzetta dello Sport, njofton Insajderi.

Biankonerët duan që ta shtojnë një sulmues në ekipin e tyre këtë verë dhe shpresonin se do ta sjellnin në Torino, Edin Dzeko nga Roma, por ky kalim duket se do të jetë i pamundur sepse planet e Romës tashmë kanë ndryshuar.

Këto vonesa kanë detyruar Juven të shikojë ta sjellë Suarezin, i cili është në listën e atyre që supozohet se do të largohen meqë nuk kanë vend ne formacionin e bosit të ri, Ronald Koeman./Insajderi.com