Suedia kërcënon me mbyllje të restoranteve dhe kafeneve për shkak të mos respektimit të distancës

Suedia ka kërcënuar se do ti mbyllë kafenetë dhe restorantet të cilët nuk i përmbahen rekomandimeve të autoriteteve shëndetësore për distancim social.

Suedia kërcënon me mbyllje të restoranteve dhe kafeneve për shkak të mos respektimit të distancës

“Kemi raportime brengosëse për oborret e përplota e kafeneve dhe të restoranteve. Më lejoni të jem i qartë deri në fund. Nuk dua të shoh oborret e përplota të restoranteve në Shtokholm apo kudo tjetër”, ka thënë ministri i brendshëm Mikael Damberg në një konferencë për gazetarë.

Qeveria dje ka kërkuar nga 290 vetëqeverisje  lokale të raportojnë për atë se si restorantet dhe kafenetë po i zbatojnë rekomandimet e Agjencionit për Shëndetin Publik.

“Këto direktiva duhet të respektohen, në të kundërtën lokalet do të mbyllen”, ka thënë Damberg.

Suedia ka vendosur për politikë relativisht liberale në luftën kundër pandemisë së koronavirusit, prandaj në vend të masave kufizuese, kafenetë dhe restorantet kanë mbetur të hapura, si dhe shkollat./Insajderi.com.