Suedia paraqet kërkesë për arrestimin e Julian Assange

Suedia paraqet kërkesë për arrestimin e Julian Assange

Prokurorja suedeze që po merret me hetimet për sulm seksual kundër themeluesit të faqes “Wikileaks”, Julian Assange, ka lëshuar fletarrestim për të. Ky dokument pritet ta nisë procesin e ekstradimit të tij nga Britania e Madhe, ku po vuan dënimin me 50 javë burgim.

Suedia i rihapi hetimet për abuzim seksual ndaj Assanges javën e kaluar. Hetimet kishin nisur në vitin 2010, por u mbyllën më 2017 pasi ai fitoi azil politik në ambasadën e Ekuadorit në Londër. Assange u akuzua në Londër muajin e kaluar pas shtatë vjetësh qëndrimi në këtë ambasadë.

“Kërkoj nga gjykata e qarkut ta arrestojë Assangen për shkak të dyshimeve për sulm seksual”, tha zëvendëskryeprokurorja Eva Marie Persson përmes një deklarate. Ajo tha do ta lëshojë një fletarrestim evropian ndaj tij, nëse miratohet kërkesa e paraqitur në gjykatë.

Vendimi i autoriteteve suedeze për t’i rihapur hetimet për sulm seksual shkaktojnë dyshime për fundin e Assanges pasi edhe Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar që ai të ekstradohet në këtë shtet lidhur me dyshimet për publikim të informatave të klasifikuara.

Assange, i cili ka shtetësi australiane, u strehua në ambasadën e Ekuadorit pasi dështoi ta shmangte ekstradimin në Suedi përmes procesve gjyqësore në gjykatat britanike, shkruan “The Guardian”.