“Suhareka e Ukë Bytyqit”, fushata e zakonshme e LDK-së që keqpërdorë vrasjet e pasluftës

“Suhareka e Ukë Bytyqit”, fushata e zakonshme e LDK-së që keqpërdorë vrasjet e pasluftës

Kandidatja për kryeministre e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani është pritur me një fushatë të zakonshme në bastionin e LDK-së në degën në Suharekë, ku kryetar i saj ishte, Ukë Bytyqi, njëri nga të vrarit e pas luftës.

Në postimin e degës së LDK-së në degën e Suharekës, shkruan se kanë pritur Osmanin pas një vizite që ajo kishte bërë disa bizneseve në zonën industriale në Shirokë.

“Kryeministrja në ardhje së bashku me kryetarin e degës njëherit kandidatin për deputet Dr. Ardian Shala, si dhe kandidatët tjerë nga dega jonë znj. Shqipe Rama dhe z. Bexhet Kuçi sot kanë vizituar disa biznese në zonën industriale në Shirokë si dhe kanë mbajtur një takim me qytetarë dhe struktura të LDK-së”, thuhet në postimin e LDK-së.

Tutje në këtë njoftim thuhet se “Duke parë tek Vjosa frymën rugovjane, duke parë tek ajo dhe ekipi saj shpresën e vetme për një jetë të dinjitetshme në atdhe, mijëra qytetarë të Suharekës, i dhanë asaj një mikpritje, ashtu siç e ka zakon Suhareka e Ukë Bytyqit”.

Në këtë pritje të ftohtë që pati Vjosa nga Suhareka e Ukë Bytyqit, theksonte se ajo është duke kërkuar që bandat të largohen nga pushteti.

“Vjosa premtoi se vendi do t’i kthehet sërish qytetarëve, se do ta nxjerrë Kosovën nga humnera ku e kanë futur injorantët, se në Suharekë e Kosovë do të ketë perspektivë për të gjithë pa dallim. Se nuk do të zbrazet më tutje vendi nga rinia, sepse këtu në vendin e tyre do të jetë e ardhmja”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com