Suhareka kursen buxhetin për dekorimet e qytetit

Suhareka kursen buxhetin për dekorimet e qytetit

Ndonëse festat e fund vitit kanë filluar, edhe dekorimet së bashku me të kanë marr hovin. Është e pamundur që nga 1 dhjetori të mos hasësh, shtëpi, lokal e qytet pa dekorime të festave të fund vitit.

E për këto dekorime parashihet të shpenzohet një shumë e konsiderueshme e parave, aq më pak kur bëhet fjalë për qytet të mëdha të cilat ndajnë një shumë nga buxheti për dekorime të qytetit.

Komuna e Prishtinës para dy viteve ka shpenzuar 75.000 mijë euro nga rezervat e shtetit për dekorim të sheshit.

Një shembull i tillë nuk është ndjekur nga Komuna e Suharekës pasi që kjo komunë ka gjetur një formë ndryshe për zbukurimin e qytetit.

Nxënësit e Shkollës së Mesme Teknike “Skënder Luarasu” në mënyrë vullnetare janë angazhuar që ta marrin përsipër zbukurimin e parkut të qytetit dhe sheshet e Komunës së Suharekës.

Në këtë mënyrë komuna ka arritur që të kursej një shumë të konsiderueshme të parave duke i furnizuar vetëm me materiale dekorative.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari Bali Muharremaj, i cili përmes një statusi njoftoi se qyteti i Suharekës po dekorohet vullnetarisht nga nxënësit e Shkollës së Mesme Teknike “Skender Luarasi”.

“Nxënësit e Shkollës së Mesme Teknike “Skënder Luarasi”, po bëjnë punë të jashtëzakonshme me shumë përkushtim, për t’i bërë më të gëzueshme festat tona të fund vitit. Përmes energjisë së tyre, qyteti ynë për një kohë të shkurtë, do të ketë shumë ngjyra”, ka shkruar Muharremaj.