Suharekë: Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij

Suharekë: Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij gjatë mbrëmjes së djeshme në Suharekë, njofton Insajderi.

Kjo është bërë i ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, ku tutje thuhet se rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore të cilat janë duke e hetuar rastin.

Ndërsa, trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.

“Suharekë 26.12.2020 – 22:10.Është raportuar se viktima mashkull  kosovar në shtëpinë e tij ishte gjete pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore të cilat janë duke e hetuar rastin, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.com