Sulm i ri me raketa në një bazë me ushtarë amerikanë, ka të lënduar

Ushtria irakiane ka konfirmuar se caku i sulmit ishte baza ushtarake në të cilën është vendosur personeli amerikan.

Sulm i ri me raketa në një bazë me ushtarë amerikanë, ka të lënduar

Baza ushtarake e Irakut “Taji”, e cila gjendet në veri të Bagdadit, ishte cak i sulmit me raketa, ka lajmëruar televizioni irakian “Hadas”.

Burimet nga forcat irakiane të sigurisë kanë thënë se së paku pesë raketa të tipit “Kaqusha” të prodhimit sovjetik e kanë goditur bazën ushtarake.

Sipas policisë lokale së paku një raketë ka rënë në afërsi të kampit “Taji”. Nuk ka raportime për viktima, raporton AFP. Në një raport tjetër të “Alsumaria News”, duke u thirrur në burimet e veta, thotë se pesë raketa kanë rënë në afërsi të bazës. Mediat lokale pretendojnë se së paku tre persona janë lënduar. Raportimet kontradiktore pretendojnë se numri i viktimave mund të jetë më i madh.

Ushtria irakiane ka konfirmuar se caku i sulmit ishte baza ushtarake në të cilën është vendosur personeli amerikan.

Të përkujtojmë, më 12 janar në një sulm kundër bazës ajrore “Balad” në veri të Bagdadit janë lënduar katër ushtarë irakianë./Insajderil.com.