Sulm me armë në rrugën Prishtinë-Mitrovicë

Sulm me armë në rrugën Prishtinë-Mitrovicë

Dy persona janë sulmuar nga tre persona të tjerë sonte rreth orës 20:55 në një pikë karburanti në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, saktësisht në Milloshevë.

Lajmin për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

Sipas tij, fillimisht ka pasur rrahje mes tyre dhe më pas është përdorur arma.

Krasniqi tha se një person është plagosur dhe është nisur për në QKUK.

Aktualisht policia është në vendin e ngjarjes dhe është në proces të grumbullimit të provave rreth rastit./Insajderi.com