Janë arrestuar dy persona të dyshuar për sulm me mjete të forta si sopat, kaçavidë, shkopinj druri dhe thikë, ndaj viktimës mashkull.
Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në rrugën “Shemsi Ahmeti”, në Mitrovicë, me ç’rast viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka kërkuar tretman mjekësor.
Policia pasi ka dalë në vendin e ngjarjes ka konfiskuar mjetet e forta, ndërsa të dyshuarit, me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. /Insajderi.com