Sulm në Londër: Policët sulmohen me shpatë

Sulm në Londër: Policët sulmohen me shpatë

Pas Brukselit, një tjetër ngjarje me natyrë terroriste është shënuar në Londër, vetëm pak metra jashtë “Buckingham Palace”, ku dy oficerë policie kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me shpatë.

Një person është arrestuar, njofton Policia Metropolitane, ndërsa oficerë të shumtë ndodhen në një qendër tregtare pranë Buckingham Palace.

I arrestuari dyshohet për shkaktim plagësh të rënda në trup dhe sulm ndaj policisë, shkruan BBC.

“Dy oficerë policie kanë pësuar dëmtime të lehta gjatë përpjekjeve për të ndaluar agresorin. Asnjë tjetër nuk raportohet i plagosur. Oficerët mbeten në vendngjarje, ndërkohë që kanë nisur hetimet”, thuhet në komunikatën e policisë.