Sulm në Suedi, dyshohet për terrorizëm

Sulm në Suedi, dyshohet për terrorizëm

Tetë persona janë plagosur me thikë në një sulm të dyshuar terrorist në Suedi. Tre nga të plagosurit janë në gjendje më të rëndë shëndetësore, transmeton Insajderi.

Ngjarja ka ndodhur në Vetlanda.

Sipas policisë lokale, një i ri, rreth të njëzetave, ka goditur me thikë disa persona.

I riu u qëllua në këmbë nga policët dhe është dërguar në spital, raportojnë mediat suedeze.

Ende nuk dihen arsyet e këtij sulmi, por policia po e heton si “sulm terrorist”./Insajderi.com