
Tre persona kanë mbetur të vdekur dhe tre të tjerë të lënduar në një sulm me thikë në qytetin anglez Reading, shkruan BBC, njofton Insajderi.
Një dëshmitar i ka thënë policisë se e ka parë një person duke lëvizuar me thikë në dorë dhe duke goditur persona në rrugë.
Personi, 25 vjeçar, tashmë është arrestuar nga policia.
Policia ka cilësuar rastin si “sulm terrorist”.
Oficerët e kundër terrorizmit kanë dalur në vendin e ngjarjes.
Ministri i mbrojtjes në Britani ka thënë se ishte “një sulm që nuk bën ende kurrfarë sensi, duke sulmuar njerëz që thjesht po e shijonin vikendin”./Insajderi.com