fbpx

Sulmi ndaj Izraelit në Shqipëri ishte projektuar në një xhami në Prishtinë

Sulmi ndaj Izraelit në Shqipëri ishte projektuar në një xhami në Prishtinë

Prokuroria për Krime të Rënda në Shqipëri i ka thënë televizionit Klan se grupi i atë arrestuarve për terrorizëm në Shqipëri ka lidhje të forta me 18 të arrestuarit në Kosovë për sulm në ndeshjen e futbollit mes Izraelit dhe Shqipërisë.

Kjo xhami, emri i së cilës e as lokacioni nuk është bërë e ditur, sipas prokurorëve, është një nga me problematiket në Prishtinë pasi frekuentohet nga besimtarë radikalë.

Pikërisht në këtë takim është përcaktuar edhe roli që do të kishte gjithsecili nga personat që do të merrnin pjesë në sulmin ndaj kombëtares izraelite të futbollit dhe tifozëve të saj në stadiumin e Shkodrës.

Për takimin ka dhe për atë çfarë është diskutuar, ka përgjime telefonike dhe ambientale.

Filmimet janë bërë nga agjentët e antiterrorit, që i kanë pasur nën mbikëqyrje të dyshuarit për bashkëpunim me Shtetin Islamik.

Për hetuesit udhëzimet për një sulm terrorist kanë mbërritur nga Siria, nga terroristi Lavdërim Muhaxheri.

Ky i fundit ka mbajtur lidhje me personat që kanë ngritur celulat në Prishtinë e Shkodër dhe me disa persona të tjerë në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Hetimet e prokurorisë zbuluan se fundi se Xhezair Fishti ka qenë pjesëmarrës në protestat e radikaleve islamike kundër rrëzimit të presidentit Mohamed Morsi në Egjipt dhe rezulton i arrestuar atje.

Kësisoj, këto pamje filmike të Prokurorisë për Krimet e Rënda përgënjeshtrojnë deklaratat e katër anëtarëve të celulës së ISIS që u godit në Shkodër.

Bekim Protopapa, Ergys Faslia, Medat Hasani dhe Xhezair Fishti kanë mohuar njohjet me 18 të arrestuarit në Kosovë./Insajderi.com