“Sulmi në Holandë është kundërpërgjigje për masakrën në Zelandë të Re”

“Sulmi në Holandë është kundërpërgjigje për masakrën në Zelandë të Re”

Nuredin Ibishi, njohës i çështjeve të sigurisë, ka thënë se sulmi në Utrecht të Holandës sot është kundërpërgjigje e atij në Zelandë të Re.

“Terrorizmi është një nga kërcënimet kryesore të sigurisë në çdo shtet. Është pritur një veprim revashist e edhe i individëve po edhe i grupeve terroriste pas dy xhamive në Zelandë të Re. Ngjarja e Zelandës së Re tregon se kërcënim për botën nuk është vetëm ISIS por janë edhe forca të ekstremit të djathtë”, ka thënë Ibishi për televizionin publik të Kosovës.

Një 37 vjeçar turk hapi zjarr në një tramvaj sot në Utrecht duke lënë të vrarë 3 persona.

Ai u arrestua nga policia.