Sulmi në Manchester cilësohet si terroristë

Sulmi në Manchester cilësohet si terroristë

Në sulmin e mbrëmshëm ku deri më tani është konstatuar se kanë mbetur të vdekur 22 persona ndërsa 59 të tjerë janë plagosur, policia britanike e ka quajtur sulm terroristë.

Policia e Mançesterit ka treguar se sulmuesi ishte një mashkull i cili vdiq në shpërthim ai mbante një pajisje shpërthyese të improvizuar, të cilën e shpërtheu, shkruan BBC.

Shpërthimi ndodhi në mbrëmjen e së hënës në fund të koncerti të këngëtares pop Ariana Grande.

Sekretari i Shtetit, Amber Rudd ka thënë se ky ishte “një sulm barbar, i cili ka sulmuar qëllimisht viktimat”, është shprehur ai raporton BBC.