Sulmohen me armë fëmijët shqiptarë në Mitrovicë

Një person ka shtënë me armë zjarri sot në lagjen “Kodra e Minatorëve” në Mitrovicë, derisa disa fëmijë shqiptarë ishin duke luajtur.

Sulmohen me armë fëmijët shqiptarë në Mitrovicë

Sipas dëshmitarëve rasti ka ndodhur pasi që fëmijët shqiptarë dhe serbë janë zënë ndërmjet vete.

Prindërit e fëmijëve shqiptarë janë shqetësuar me këtë që ka ndodhur sot dhe se pretendojnë se e dinë që ndaj tyre ka gjuajtur një person i nacionalitetit serb.

Në këto momente ata po japin dëshmitë e tyre në Polici ndërsa pretendojnë se me armë ka gjuajtur një person i nacionalitetit serb.

Këtë ngjarje që ka ndodhur e konfirmon edhe zëvendësdrejtori i Policisë në veri Besim Hoti, njofton KosovaPress.

Ai tha se me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë gjetur katër gëzhoja të pistoletës.

“Dëshmitarët(prindërit e fëmijëve shqiptarë) pretendojnë se ndaj fëmijëve ka gjuajtur një person i nacionalitetit serb. Për momentin së bashku me prokurorin jemi duke e hetuar këtë çështje”, tha Hoti.

Në këtë rast fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të lënduar.