Sulmohet me armë zyra e kryetarit të Leposaviqit

Sulmohet me armë zyra e kryetarit të Leposaviqit

Persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri drejt zyrës së kryetarit të Komunës së Leposaviqit, Dragan Jabllanoviq. Në këtë ndërtesë ndodhet edhe zyra për Punë Sociale.

Rasti ka ndodhur gjatë natës së mbrëmshme rreth orës 22:00, lidhur me rastin nuk është raportuar për persona të lënduar përveç dëmeve materiale.

Këtë e ka konfirmuar për Insajderi zyrtari për informim në Policinë e Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Gjatë natës së mbrëmshme rreth orës 22:00 është raportuar se disa persona kanë shtënë me armë zjarri drejt zyrës së kryetarit të komunës së Leposaviqit nuk është raportuar për persona të lënduar vetëm dëme materiale, ku janë thyer xhamat e objektit”, ka thënë Krasniqi për Insajderin.