Sulmohet fizikisht kryeredaktori i Insajderit, Vehbi Kajtazi

Para pak minutash është sulmuar fizikisht kryeredaktori i Gazetës Insajderi Vehbi Kajtazi. Sulmi ka ndodhur në një nga lokalet në qendër të Prishtinës. Një person i panjohur e ka sulmuar Kajtazin, derisa ishte duke u larguar nga lokali. Policia e Kosovës është njoftuar me rastin./Insajderi.com