Sulmohet Gjykata e Lartë në Venezuelë, dyshohet për sulm terrorist

Sulmohet Gjykata e Lartë në Venezuelë, dyshohet për sulm terrorist

Gjykata e Lartë e Venezuelës është sulmuar nga granatat të lëshuara nga një helikopter në atë që presidenti Nicolas Maduro e quajti një “sulm terrorist”.

Filmimet në mediat sociale tregojnë një helikopter policie që rrethon qytetin para se të dëgjoheshin të shtënat.

Zyrtari i policisë tha se kishte pilotuar avionin e vjedhur  ku përmes një deklarate denoncoi qeverinë si ‘ kriminale’. Vendndodhja e tij nuk dihet.

Sulmi vjen pas protestave masive kundër krizës politike dhe ekonomike.

Gjykata e Lartë është kritikuar rregullisht nga opozita venezueliane për vendimet e saj, të cilat mbështesin Maduron që të qëndrojë në pushtet.