Sulmohet llogaria e ministres së Jashtme në Facebook

Sulmohet llogaria e ministres së Jashtme në Facebook

Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, i është sulmuar llogaria e saj në Facebook gjatë pasdites së sotme, njofton Insajderi.

Sipas MPJD-së, ky sulm kibernetik ndaj llogarisë së saj vjen pas reagimit që kishte sot ndaj deklaratave tendencioze të Aleksandër Vuçiqit, ish-ministër dhe bashkëpunëtor i afërt i Slobodan Millosheviqit, i cili kërcënoi hapur me luftë të re në Ballkan të gjitha shtetet fqinje të rreshtuara me NATO-n, duke thënë se Serbia duhet të vazhdojë forcimin ushtarak.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës kërkon mirëkuptimin e opinionit publik deri në ri-kthimin e llogarisë”, thuhet tutje në njoftimin e ministrisë. /Insajderi.com