Sulmohet me thikë një 21 vjeçar në Prishtinë – arrestohen tre persona

Sulmohet me thikë një 21 vjeçar në Prishtinë – arrestohen tre persona

Një 21-vjeçar është therrur me thikë gjatë mbrëmjes së sotme në lagjen “Emshir” të Prishtinës, njofton Insajderi.

Lajmin për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, I cili shtoi se lidhur me rastin janë arrestuar tre persona të dyshuar.

Ky sulm me thikë ka ndodhur pas një rrahje mes disa personave.

“Rreth orës 20:00 kemi pranuar informatën për një rrahje në progres në lagjen Emshir në Prishtinë. Me të marrë informatën njësitet e stacionit policor jugu kanë dalë në vendin e ngjarjea dhe vetëm pak minuta pas raportimit të rastit në koordinim me njësitet e stacionit të Fushë Kosovës, kanë arritur që të arrestojnë tre persona të dyshuar”, ka thënë Borovci.

Ai ka thënë se viktima është dërguar për tretman në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Bazuar në informacionet e para dyshohet që viktima një mashkull 21 vjeç, ka marrë plagë nga një mjet i mprehtë dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Aktualisht po vazhdon puna për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë tutje ai. /Insajderi.com