Anthony është djali i kantautorit Pirro Çako dhe sopranos Inva Mula. Ai me anë të një postimi në Instagram ka treguar një ngjarje të rëndë që i ka ndodhur mbrëmjen e djeshme. Ai ës" />

Sulmohet nga hajdutët, djali i kantautorit shqiptar

Sulmohet nga hajdutët, djali i kantautorit shqiptar

Anthony është djali i kantautorit Pirro Çako dhe sopranos Inva Mula. Ai me anë të një postimi në Instagram ka treguar një ngjarje të rëndë që i ka ndodhur mbrëmjen e djeshme. Ai është sulmuar nga disa të rinj në park afër shtëpisë së tij të cilët kanë tentuar t’i marrin Iphon-in e tij.

24-vjeçari shkruan në Instagram se:

“Gati sa nuk u grabita nga dy djem pothuajse të moshës timë në një park, 5 minuta larg shtëpisë. Disa njerëz duhet të marrin jetën e tyre në dorë, në vend që të përpiqen të vjedhin Iphon-at e njerëzve”- ka përfunduar ai.

Ndërkohë Anthony është djali i vetëm i ish-çiftit Pirro Çako dhe Inva Mula. Ai jeton vetëm në Paris të Francës dhe ka komunikim të vazhdueshëm me prindërit e tij.