Sulmohet një polic në Pejë

Sulmohet një polic në Pejë

Një polic është sulmuar në Pejë nga tre persona të panjohur, njofton Insajderi.

Lajmin për Gazetën Online Insajderi.com, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Sot rreth orës 16:15, në rrugën “Eliot Engël”, afër Fakultetit të Biznesit, policia është njoftuar për një incident, aty është lënduar një person. Pas sulmit tre personat e pa njohur, kanë ikur nga vendngjarja”, tha ai.
U zyrtari policor është dërguar në emergjencë pasi ka marrë lëndime.

“Të gjitha njësitet relevante kanë dalë në vendngjarje, viktima është dërguar me emergjencë në Spitalin Rajonal të Pejës, ku është trajtuar dhe bëhet fjalë për një pjesëtarë të Policisë së Kosovës”.
Policia po kërkon të dyshuarit e sulmit të kryer ndaj policit. /Insajderi.com