Sulmohet një punëtor i derivatit

Sulmohet një punëtor i derivatit

Ishte duke punuar në pikë shitëse derivatesh teksa u sulmua nga tre persona të maskuar.

Policia e Kosovës, ka raportuar se viktimës i është drejtuar arma e më pas është goditur me boks në kokë.

Plaçkitësit depërtuan brenda vendit ku gjendeshin paratë dhe ia vodhën 500 euro.

Sipas raportit të Policisë, të dyshuarit kanë ikur në këmbë nga vendi i ngjarjes.

Për rastin është informuar prokurori i shtetit, njofton Insajderi.

Viktima e sulmuar ka marrë tretman mjekësor. Rasti po vazhdon të jetë në hetime. /Insajderi.com