fbpx

Sulmohet Qëndron Kastrati

Sulmohet Qëndron Kastrati

Kryetari i komunës së Kamenicës është sulmuar nga qytetarët gjatë një diskutimi publik që ka organizuar komuna në fshatin Hodonovc.

Në një video shihen qytetarë të cilët po e gjuajnë me vezë makinën e kryetarit Kastrati.

Ky sulm erdhi si rrjedhojë e pakënaqësisë së qytetarëve të Kamenicës për reformat që ka bërë kryetari Kastrati në arsim.

Në bazë të kësaj reforme parashihet që nxënësit do të sistemohen nëpër shkolla përmes transportit të organizuar dhe siguruar nga Komuna. Cikli i ultë (klasët 0-5) do të jetë i ndarë nga cikli i lartë (klasët 6-9) në objekte shkollore të vecanta.